www.loris.al si faqe lindi ne Dhjetor 2017, por si koncept, portali yne i porosive online ishte diskutuar prej shumë kohësh.
Arsyeja kryesore e hapjes së faqës ishte shërbimi sa me i shpejte ndaj klientit. Fakti është se, gjate ditës, bashkëkombësve tanë i mbetet përherë e më pak kohë për të shpenzuar në veprimtarinë e blerjës së veshjeve e kepucëve.
Tani porosit vetem me nje klikim dhe ne vijme te ju. Thënë këtë, kryem analizat tona të tregut dhe vume re se në disa qytete e në shume fshatra te Kosovës, nuk kishte dyqane fizike, te cilat mund t’i plotësonin nevojat banorëve atje, prandaj menduam t’ua dërgonim produktet që ata donin pikërisht në shtëpitë e tyre, kudoqofshin ato nëpër Kosovë. Prania dhe bashkimi i produkteve tona do të vijë edhe me oferta te herëpas’hershme.

Idea u materializua në momentin që pjesë të nismës sonë patëm fillimisht 2 kompani të sprovuara në treg për cilësinë, cmimet dhe qendrueshmerine e tyre dhe pastaj edhe shumë brende të tjera sportive, por ç’është me e rëndësishmja, per guximin për të përqafuar idete e reja dhe perspektiven e blerjes online. Ndaj me mirenjohje te thelle do te donim te falenderonim firmat GRAFITI, LTB, PUMA, CONVERSE, ELLESSE, LOTTO, UMBRO, SLAZENGER, LONSDALE, COCOMO dhe NAVIGARE, si bashkudhetarët tanë të parë.

Mirepresim kedo tjeter qe ka deshire te bashkepunoje me loris.al, të na shkruaje një email ne lorisstoreks@gmail.com

Loris.al