Ç’do blerje mbi 30€ – Transporti FALAS

TERMET DHE KUSHTET

PROCEDURA E ZËVENDËSIMIT TË PRODUKTIT

Nëse, pas marrjes së produktit, keni vendosur ta zëvendësoni atë me produkt me masë tjetër ose produkt tjetër të kategorisë së njëjtë ose me çmim më të lartë, ju lutemi na kontaktoni përmes telefonit +38344100242 ose na dërgoni një e-mail në adresën tonë elektronike [email protected] Është e domosdoshme që, në atë moment, të keni një dokument referencë dërgese bashkëlidhur dhe të na jepni kodin dhe madhësinë e artikullit, i cili do të ishte i përshtatshëm për ju.

Pas kësaj, kontrolli fizik kryhet në vendin e shitjes me pakicë, në të cilën disponohet masa apo produkti i dëshiruar, dmth. Artikulli i dëshiruar, të cilit ju i referoheni përgjatë proçesit për zëvendësimin e masës me atë të përshtatshme, pra përmbyllje e proçesit të zëvendësimit të produktit me një tjetër.

Gjatë kthimit të mallrave, është e nevojshme që mallrat të kthehen në gjendje të mirë, të papërdorur dhe me kutinë origjinale të padëmtuar, duke i bashkangjitur patjetër kuponin fiskal.

Pas marrjes së produktit, do të përcaktohet nëse produkti është në gjëndje të mirë dhe i padëmtuar. Nëse përcaktohet se ka defekt ose dëmtim të produktit shkaktuar nga blerësi, zëvendësimi do të refuzohet dhe produkti do t’i kthehet blerësit me koston e tij.

Produkti i porositur, mund të ndryshohet (zëvendësohet ) nëpër të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë të LTB Jeans, Grafiti Shoes dhe KOTON

Artikulli i porositur nuk mund të zëvendësohet, në rast se është veshur/mbathur.

AFATI I KTHIMIT

Procedura për zëvendësimin e artikullit mund të bëhet nga blerësi, jo më vonë se 14 ditë nga marrja e produktit. Kujdes: Mund të bëni vetëm një herë ndërrimin/zëvendësimin e produktit dh atë në dyqanet tona.

Artikujt me 50% Zbritje ose më shumë nuk ndërrohen dhe nuk kthehen.

KOSTOT E TRANSPORTIT

Kostot për zëvendësimin e mallrave dhe parave mbulohen nga shitësi në raste kur blerësi merr produktin e dëmtuar ose atë të gabuar.

SHËNIM:
Kur konfirmoni porosinë, duke klikuar mbi butonin KONFIRMOJ, ju jeni dakord me kushtet e zëvendësimit të masës së artikullit dhe zëvendësimit të tij me një tjetër.

INFORMACION ME RËNDËSI
Të gjitha produktet që gjinden në ofertë -50% ose më tepër nuk u lejohet te bëhet ndërrimi ose kthimi i tyre.

Shopping cart

0

No products in the cart.